Vodhi bizhuteri dhe para nga një shtëpi në Kërçovë, arrestohet 19-vjeçarja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2022, 13:33

Ministria e Punëve të brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 19-vjeçare nga manastiri.

E njëjta dyshohet se ka grabitur një shtëpi në Kërçovë.

“Më 14.06.2022, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Kërçovës është ndaluar S.K. (19) nga Manastiri, e cila më parë ka hyrë në shtëpinë e E.E. nga Kërçova dhe ka marrë para, celular, bizhuteri dhe sende të tjera.

Pasi është vërejtur, S.K. ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën dhe është larguar. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj S.K. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit