Anxhela Peristeri: Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.06.2022, 10:07

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri, teksa një deklaratë e saj e fundit po bën xhiro në rrjet.

E ftuar në një emision televiziv, ajo tha se do të donte të përfaqësonte Greqinë në Eurovizion, pasi i njeh kulturën.

Anxhela është rikthyer pas në kohë dhe ka thënë se do ta provonte sërish një eksperiencë tjetër të bukur në Eurovision.

“Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestruar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente”, tha ajo. Anxhela tha se nuk është aspak e pasur, teksa u shpreh se ka ende kredi të pashlyer në bankë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit