Dy rezultate befasuese kanë dalë sonte nga grupi 3 i Ligës A të Kombeve. Kombëtarja e Gjermanisë ka shkatërruar Italinë duke e mposhtur 5-2 në një ndeshje të dominuar totalisht nga "Panzerat".
Ndërkaq, Hungaria fitoi 0-4 në transfertë kundër Anglisë, duke i turpëruar këta të fundit. Me këto rezultate, Hungaria është kryesuese e grupit me 7 pikë, kurse Gjermania mban vendin e dytë me gjashtë pikë. Italia është e treta me pesë pikë, ndërsa Anglia ka vetëm dy pikë.