15-vjeçari shkon për sushi i shoqëruar nga disa vajza, vdes pas drekës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.06.2022, 20:25

"Helmimi ushqimor nga salmonela". Ky ishte rezultati i autopsisë së trupit të Luca Piscopo-s, 15-vjeçarit që vdiq dhjetorin e kaluar, pasi kishte ngrënë në një restorant sushi në Vomero të Italisë me disa shoqe, me formulën "gjithçka që mund të hani". Pas drekës, e cila u zhvillua më 23 nëntor 2021, disa prej tyre thanë se ndiheshin të sëmurë. Luca gjithashtu kishte simptoma të rënda, si temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre që zgjati rreth një javë. Me gjithë trajtimin mjekësor, me barnat e përshkruara nga mjeku i përgjithshëm, djali nuk ia doli dot. Ai vdiq rreth 7 ditë më vonë, në shtratin e tij, ndërsa flinte.

Prokuroria Publike e Napolit ka hapur një hetim për vdekjen e të riut. Restoranti i sushit, në pronësi të një shtetasi kinez, iu nënshtrua sekuestrimit parandalues. Nga kontrollet e kryera pas vdekjes së tij, rezultoi se brenda lokalit kishte “ushqime pa gjurmueshmëri dhe të konsideruara në gjendje të keqe konservimi”. Familja e Lucës, e ndihmuar nga avokatja Marianna Borrelli, kërkon të hedhë dritë mbi këtë çështje.

Në raportin e mjekut, në ekspertizën e autopsisë është konstatuar “helmim nga ushqimi nga salmonela”. Ndërsa vdekja dyshohet se ishte "miokardit i lidhur me infeksionin". "Rezultatet e hetimit – shkruhet në raport – bënë të mundur konstatimin e një sëmundjeje të rëndë inflamatore të muskulit të zemrës. Konkretisht, miokarditi me gjenezë bakteriale, i shkaktuar nga salmonela, i infektuar si pasojë e helmimit me ushqim". Luca u sëmur nga infeksioni me bakterin salmonella, një infeksion që u shfaq pasi kishte ngrënë sushi në një restorant.

Tani do të jetë prokurori ai që do të vlerësojë të dhënat e mbledhura për të identifikuar shkaqet e mundshme ose shkaqet që mund të kenë çuar në vdekjen e djalit dhe ndoshta të formulojë një aktakuzë.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit