Erling Haland nuk po zgjedh dot numrin e fanellës te Manchester City

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 14:17

Erling Haland është gati për të nisur aventurën te Manchester City, por ka ende një dilemë të fundit: numrin që do mbajë në fanellë. Numri 9 që atij i pëlqen, i përket Gabriel Zhezusit dhe pa u larguar braziliani, nuk mund t’ia marrë atij fanellën.

Edhe numrin 17 që ai mbajti në fillimet e tij te Borusia Dormtund, është i zënë nga Kevin De Bryjn, ndaj Haland duket të presë që një prej këtyre të lirohet, ose të gjejë numra të tjerë, si ai 30 që ka mbajtur në radhët e Salzburgut ne Austri.

Megjithatë, në Angli duken të sigurt se nëse nuk siguron një numër sulmuesi, Haland mund të ndjekë traditën familjare. Në vitet kur babai i tij luante me Mançester Cityn, ai mbante numrin 15 dhe në këto momente, ky numër momentalisht nuk i përket asnjë lojtari. Ndaj pritet të mësohet zgjedhja e Haland para se të nisë aventura zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit