Skerdi Drenova i OST dhuratë oligarkut të naftës Behar Çukaj të BOLV-OIL GJYSMË MILIARD LEKË

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.06.2022, 22:10

Teksa Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e karburanteve në Shqipëri në stratosferë dhe oligarkët e naftës pasurohen, plan B pasurimi kanë dyfishimin e të ardhurave nga taksat e popullit që i japin drejtorët e Rilindjes.

Në një tender të fundit të OST të drejtor Skerdi Drenovës, Bolv Oil sha dhe Olsi shpk janë shpallur fitues të vetëm të një tenderi me vlerë gjysmë miliard lekë ku në garë ishin vetëm ata.

Tenderi, përpos faktit se është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence ose e thënë ndryshe i paracaktuar që do i futej në xhep, ka disa shkelje galopante.

E para, të dyja kompanitë kanë të njëjtin administrator. Agron Bulku është edhe zotërues i Olsi shpk edhe administrator i BOLV Oil ku zotërues është oligarku i naftës Behar Çukaj.

I njëjti oligark së bashku me kolegun Bulku janë bërë bashkë për një tender që do furnizojë shtetin nga i njëjti burim.

Shkelja e dytë galopante që padyshim duhet të hetohet nga SPAK si shpërdorim i parave publike qëndron tek përllogaritja e çmimit të sasisë së kërkuar nga Operatori i Sistemi të Transmetimit.

Çmimi i benzinës të cili maksimalisht po e përllogarisimim me çmim shumice me 243 Lekë/Litri për 7000 Litra do të kushtonte rreth 17 MLN Lekë dhe Gazi me 86 Lekë/Litri me çmim shumice për 293,000 Litra do të kushtonte mbi 251 MLN Lekë, maksimalisht tenderi do të kushtonte 274 MLN Lekë, ndërsa nga Çukaj dhe Bulku është përfituar me 100% të Fondit Limit prej 500 MLN LEKËSH!!!

Gjysma e vlerës së tenderit e cila është ngrënë nga oligarkët dhe drejtori i qeverisë jo vetëm që përbën indicie për nisjen e një hetimi si abuzues me paratë e popullit, por duhet të bëhet shembull që shkelje të tilla që dënohen me ligj.

Oligarkët e naftës të favorizuar nga shteti po i pijnë gjakun popullit në çdo qelizë dhe favorizimi klientelist në këtë procedurë prokurimi publik nuk shihet vetëm nga një i verbër. Mbase SPAK duhet të ndërrojë xham syzesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit