Reja gjen shkakun e barazimit me Estoninë: Mungoi mbështetja në stadium

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 21:08

Shqipëria barazoi sot pa gola në miqësoren përballë Estonisë e luajtur në “Air Albania”. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i Kombëtares, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë, duke theksuar se mungonte tifozeria për të mbështetur dhe simuluar skuadrën që të fitonte.

Italiani tha:

Ka një jetë që flitet për këto situata por të gjesh stimuj në këtë periudhë është e vështirë. Duhet respekt për djemtë që qëndruan se ata që u larguan ishin shumë të lodhur. Nga kjo pikëpamje u paraqitëm mirë, krijuam diçka. Pastaj desha të shihja ndonjë të ri, shërbeu për të bërë disa vlerësime për të vazhduar këtë projekt dhe pashë disa gjëra që më pëlqyen. Pastaj pak nga këtu e pak atje, ndoshta ka diçka pozitive që të jemi besimplotë për të ardhmen. Por sa i përket ndeshjes, janë të tilla që nuk kanë kuptim dhe të gjesh motivim. Pastaj edhe publiku nuk ishte i shumtë për të stimuluar djemtë dhe dukej si ndeshje përgatitore e gushtit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit