Qeveria do paguajë me taksat e popullit 700€/dita punonjësit e Albcontrol që të mësojnë anglisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.06.2022, 19:47

Administrator i Albcontrol vazhdon të jetë zari i Ramës dhe Belinda Ballukut, Hantin Bonati, i cili ditët e fundit i riemërua zv/ministër i MIE.

Ky institucion me kapital shtetëror, përpos faktit që i paguan punonjësit me rroga marramendëse që nisin nga 3000$ u paguan edhe dieta të shfrenuara dhe kurse private me paratë e popullit të varfër shqiptar.

Mbi 166 MLN LEKË është tenderi më i fundit i këtij institucioni për 45 punonjës të tij që të trajtohen për 5 ditë dhe të mësojnë anglisht.

Pra me një llogari të thjeshtë vlera me TVSH e tenderit përllogarit internshipin e një dite mësimi të gjuhës angleze për secilin prej këtyre punonjësve do kushtojë mbi 700€/dita nga taksat tona që do i jepet një kompaie private.

Kursi do të zhvillohet gjatë një jave të këtij sezoni veror dhe qëllimi është që punonjësit e Albcontrol të aftësohen për 5 ditë duke mësuar anglisht, në Nivelin 3 të ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil).

Fituesi i kësaj procedure nuk është shpallur akoma, ndërkohë që në këto ditë të vështira për popullin e varfër shqiptar, është prioritet dhe harxhim i domosdoshëm i parave të Buxhetit të Shtetit që punonjësit e Albcontrol me paga të larta të bëjnë intership për anglisht e të paguhen me talsat e popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit