Do luhet në orën 18:00 miqësorja Shqipëri-Estoni, ndërsa aktualisht janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Rreshtimi nuk do të ndryshojë, pasi është i njëjti 3-5-2 si ndaj Izraelit.
Në portë e nis Selmani dhe para tij do të jetë treshja Mihaj-Veseli-Bajrami. Në krahë do të jenë Hysaj në të djathtë dhe Hoxhallari në të majtën.
Në mesfushë janë Çokaj dhe Ramadani pak më të tërhequr me Çekiçin që ka barrën e punës në aspektin ofensiv, ndërsa në sulm është dyshja Vrioni-Seferi që e nis nga fillimi me Brojën dhe Uzunin që do të jenë zëvendësues në këtë sfidë.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni.
ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov.