U largua nga Juventusi, Giorgio Chiellini surprizon me ekipin e ri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 14:51

Pas historisë së gjatë me Juventusin, Giorgio Chiellini ka mbyllur gjithçka me bardhezinjtë dhe tashmë është gati të nisë një aventurë të re.

Mbrojtësi italian do ta vazhdojë karrierën në MLS, konkretisht te Los Angeles FC.

Klubi kalifornian dhe Chiellini kanë konfirmuar marrëveshjen e cila do të duhet vetëm të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Chiellini do të përforcojë kështu skuadrën amerikane, e cila është kryesuese e Konferencës Perëndimore me 29 pikë pas 14 javëve dhe ka katër pikë më shumë se Dallas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit