Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45, në një sfidë ku nuk ka munguar tensionet provokimet, dhe përplasjet mes tifozerive.
Gjithçka nisi me vërshëllimin e himnit të Kosovës, më pas erdhu gjuajtja me gurë ndaj “Dardanëve” dhe vendosja e flamur serb në stadium.
Gjithsesi, tifozët grekë nuk u mjaftuan me aq, pasi kanë kaluar rrethimin e brendshëm duke depërtuar në tribunën ku ishin të vendosur “Dardanët” dhe janë përleshur mes tyre.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, për të mos lejuar precipitimin e situatës. Aktualisht po luhet pjesa e dytë dhe ndeshja vijon të jetë 0-0.