Pep Guardiola “peshkon” te Barcelona, do talentin e katalanasve

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.06.2022, 20:22

Manchester City duket i pandalshëm në merkato. Pas transferimit të Erling Haland, “Qytetarët” duket se janë vënë në ndjekje të mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Gavi.

Sipas raportimeve nga “Mirror”, tekniku spanjoll duket se është një admirues i cilësive të mesfushorit dhe e ka kontaktuar atë për ta pyetur lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë.

Barcelona e konsideron si të pashitshëm lojtarin, por duke parë problemet financiare katalanasit mund të dorëzoheshin përball një oferte të majme nga ana e Cityt.

Mesa duket, skuadra angleze, ka nisur nga puna për të ndërtuar një ekip të denjë për të arritur më në fund suksesin e madh edhe Champions League, një trofe që po ëndërrohet gjithmonë e më shumë te kjo skuadër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit