Rrëshqiti dhe u rrëzua në stallë, fermeri vdes pasi e shtypin lopët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.06.2022, 18:58

I vrarë nga kafshët për të cilat kujdesej. Kjo është drama e Bernardino Fiorentin, një blegtori 55-vjeçar që zotëron fermën me të njëjtin emër në Schiavon, në zonën e Vicenza-s. Burri u gjet i pajetë, i shtrirë përtokë brenda hambarit ku mbante bagëtinë. Përpjekja për ta sjellë në jetë nga punonjësit e shëndetësisë rezultoi e kotë, të cilët me të mbërritur konstatuan vdekjen. Zbulimi tragjik u bë nga bashkëshortja e tij, Fiorella, e cila e kërkonte prej orësh, si në celular, ashtu edhe në të gjithë zonën e fermës pranë shtëpisë së tyre, jo shumë larg provincës Schiavonesca Marosticana.

Nga rindërtimi i parë i ngjarjes i kryer nga policia, duket se fermeri ka qenë duke punuar kur për arsye ende në hetim ka rrëshqitur, duke goditur kokën dhe duke i shkaktuar vetes një plagë. Sipas të gjitha gjasave, pas rënies ka humbur vetëdijen pa qenë në gjendje të lëvizte më. Afërsia me lopët e mbajtura në stallë ka bërë që i gjori të përfundonte duke u shkelur nga thundrat e kafshëve. Shkaqet e sakta të vdekjes së Fiorentin me siguri do të përcaktohen nga autopsia që mund të urdhërohet nga hetuesit për të identifikuar çdo përgjegjësi.

Bernardino Fiorentin ka lënë pas edhe një djalë 26-vjeçar, një vajzë vetëm 14-vjeçare, një nënë të moshuar dhe një vëlla. Pasditen e djeshme fermës i janë bashkuar disa të afërm dhe miq, të cilët kanë ardhur për t'i dhënë ngushëllim familjes. “Nuk mund të besojmë se ka ndodhur një gjë kaq e tmerrshme – i shpjegojnë disa fqinjë Giornale Di Vicenza-s – Dino ishte një person i mrekullueshëm, një punëtor i palodhur. Ai jetonte vetëm për familjen e tij, të cilën e adhuronte përtej çdo gjëje, dhe për punën e tij. Ishte një burrë i mirë, i qetë, gjithmonë i përshëndetur me buzëqeshje. Në atë fermë kishte gjithmonë kaq shumë dashuri dhe kaq shumë sinqeritet. Për gruan dhe fëmijët e tij do të jetë shumë e vështirë të rikuperohet".

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit