Shqipëria luan vetëm një pjesë, përmbyset nga Izraeli

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.06.2022, 22:55

Shqipëria u mund sonte 1-2 me përmbysje nga Izraeli në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë dhe ishin më agresivë në pjesë e parë, pasi krijuan shumë raste. Një prej tyre arritën ta konkretizonin, pasi nga pika e bardhë i saktë u tregua Armando Broja në minutat e fundit të pjesë së parë.

Pjesa e dytë solli shpërfytyrimin e kuqezinjve. Ishte Solomoni që shënoi dy gola duke përmbysur kështu epërsinë e kombëtares shqiptare dhe duke i dhënë fitoren Izraelit. Kështu Shqipëria pas atij barazimi nga Islanda, pëson edhe humbjen e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjte gjenden në vendin e fundit me një pikë, ndërsa Izraeli në vendin e parë me katër pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit