Shqipëri-Izrael, formacionet zyrtare/ Reja i beson sulmin Armando Brojës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.06.2022, 19:54

Do luhet pas pak Shqipëri-Izrael, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadrat me nga një pikë secila pas një ndeshje të luajtur dhe kush merr pikët e plota sonte, kapërcen Islandën, duke "rrëmbyer" vendin e parë në grup.

Aktualisht janë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri Edi Reja ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha. Kumbulla ulet në stol për t’i bërë vend Veselit.

Ndërkohë, në mesfushë do të luajnë titullarë Asllani e Bajrami përkrah Abrashit, kurse sulmi do të përbëhet nga dyshja Broja-Uzuni e cila mungoi në Islandë për shkak të problemeve shëndetësore. Sfida fillon në orën 20:45

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.

IZRAELI: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit