Interi arrin akordin me mesfushorin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.06.2022, 13:55

Interi ka arritur akordin me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin. Eksperti i merkatos në Itali, Xhanluka Di Marzio, ka zbuluar zyrtarisht dhe ofertën e klubit zikaltër në drejtim të Empolit.

Klubi nga Milano ka ofruar 9,5 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Kjo ofertë mund të jetë e duhura për të mbyllur marrëveshjen dhe për të sjellë në Milano një nga talentët më premtues në Serinë A.

Gjatë sezonit që përfundoi, 20-vjeçari shqiptar u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e skuadrës toskane në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit