Shqipëria sfidon sonte Izraelin, ardhja e Brojës bën Rejën me “dhimbje koke”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 10.06.2022, 08:16

Shqipëria zbret sonte sërish në fushë, teksa në mbrëmje, në orën 20:45 do presë në "Air Albania" Izraelin, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Edi Reja ka disa dilema në kokë për formacionin që do hedhë në fushë.

Me rikthimet e Brojës dhe Uzunit, cilësia e lojtarëve të Kombëtares është rritur dhe kjo përveçse është një gjë e mirë, nga ana tjetër sjell shumë dilema për italianin. Vërtet ka rikthime në sulm, por Taulant Seferi shënoi ndaj Islandës, ndërkohë që Cikalleshi ishte pika e referimit përpara dhe Reja ka një preferencë për të.

Ndërkohë, një dyshim tjetër është një vend në mesfushë mes Bajramit dhe Çekiçit, ku njëri prej të dyve do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin në këtë repart. Teksa 20-vjeçari Kristjan Asllani është projektuar për në pjesën e dytë, për t’i dhënë një freski mesfushës.

Ndërkohë, mbrojtja mendohet që të mos pësojë ndryshime dhe lojtarët mbrojtës që do të jenë në stol duhet të kënaqen me aktivizimin në miqësoren me Estoninë ditën e hënë, 13 qershor. Hysaj e Balliu nga krahët, ndërsa Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti në qendër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit