Interi futet në garë për Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 22:23

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, për Armando Brojën së fundmi është futur në garë edhe klubi i Interit. Zikaltrit presin që të mbyllin marrëveshjen me Romelu Lukakun, po nga Çelsi.

Megjithatë, n ëse diçka nuk shkon mirë me rikthimin e sulmuesit belg, atëherë skuadra e Inzagit do të kalojë tek Armando Broja dhe për këtë duhet të paguajë një shifër të konsiderueshme te londinezët.

Sipas medias angleze, cilido ekip që do të kërkojë të afrojë lojtarin, nuk mund ta realizojë këtë me më pak se 30 milionë euro. Por në Serinë A, Interi nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e Brojës, pasi më parë ka pasur një interesim edhe nga Napoli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit