Liverpooli godet në merkato, akord me Nunez

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 18:57

Nuk ka më dyshime. Liverpooli bën goditjen e parë në këtë merkato vere, teksa thuhet se ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez.

Reds janë në kërkim zëvendësuesit të Sadio Mane, i cili pritet të largohet këtë verë. Futbollisti i zgjedhur është sulmuesi uruguaian, Nunez, i cili pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Lojtari e ka zgjedhur “Anfield Road” si destinacionin e ardhshëm për karrierën e tij, ndërsa flitet se Liverpool do shpenzojë 100 mln euro për shërbimet e tij.

Detajet e kontratës dhe paga nuk janë bërë ende publike. Gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe një marrëveshje mes klubeve dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit