Juventusi ka nisur tratativat me futbollistin e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili në ditët e fundit është përfolur shumë për një transferim te Milani.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, bardhezinjtë po studiojnë paralelisht si mesfushorin e Romës ashtu edhe sulmuesin e Sasuolos, Domeniko Berardi.
Zaniolo pëlqehet më shumë nga Alegri sepse i përngjanë në stilin e lojës të larguarit të fundit nga bardhezinjtë, Paolo Dibala.
Aftësia e 22-vjeçarit për të luajtur disa role në mesfushë si edhe në sulm duket se e ka bindur Juventusin të kontaktojë me Romën për një transferim të mundshëm të talentit italian.
Tani bardhezinjve i mbetet të mposhtin konkurrencën e Milanit për të arritur të transferojnë një nga të rinjtë më premtues të Serisë A.