KRITERI/ Skënder Brataj s’të punëson shofer ambulance po s’i pate 10-ta notat në gjimnaz

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.06.2022, 14:13

Teksa Urgjenca Kombëtare hap vende të lira pune dhe një nga kriteret për të punësuar shoferë ambulance është lista e notave të shkollës së mesme, këta shoferë shoferë shembullorë me 10-ta në gjimnaz përplasin pacientët e gjorë.

Sipas informacioneve, një shofer ambulance ëahtë proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi teksa ka qenë duke transportuar një paciente, ka kryer frenim të menjëhershëm duke i shkaktuar fraktura.

Shoferi 64-vjeçar me inicialet L.P, banues në Fier, ka frenuar menjëherë teksa brenda ambulancës kishte pacienten e sëmurë që po e transportonte për në spital dhe e ka rrëzuar këtë të fundit.

Për pasojë pacientja me inicialet F.B ka marrë dëmtime trupore dhe shoferi është proceduar me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit