Liverpooli nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Mane

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.06.2022, 14:15

Drejtuesit e Liverpoolit po mendojnë për merkaton. Meraku i tyre kryesor është zëvendësuesi i Manesë, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere. Ata nuk kanë humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij teksa kanë vendosur në shënjestër sulmuesin e talentuar të Benfikës, Darvin Nunez.

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, Liverpuli duket të jetë gati të ofrojë një shifër prej 100 milionë eurosh për transferimin e 22-vjeçarit në Angli, i cili do të formonte treshen e sulmit për sezonin e ardhshëm së bashku me Salah dhe Luis Diaz.

Skuadra e Jurgen Klop nuk është e vetme në garën për firmën e uruguaianit pasi dhe Mançester Junajtid dhe Bajerni kanë shprehur prej kohësh interesimin e tyre për sulmuesin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit