Buzëqeshin te kombëtarja, bashkohet me ekipin Armando Broja

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.06.2022, 18:41

Shqipëria e nisi me një barazim ndeshjen e saj të parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa bëri "paqe" 1-1 me Islandën. Tashmë, djemtë e Rejës vëmendjen e kalojnë tek sfida e radhës e cila është programuar të luhet në stadiumin Air Albania ndaj Izraelit më datë 10 qershor.

Duke shfrytëzuar edhe mbështjetjen e publikut, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin tre pikë ndërsa synojnë që këtë edicion ta mbyllin në vend të parë. Sakaq, një armë më shumë për trajnerin Edy Reja në ndeshjen ndaj izraelitëve do të jetë Armando Broja.

Sulmuesi mungoi në Islandë për shkak se rezultoi me COVID-19, ndërsa sot ka mbërritur në Durrës, aty ku janë të grumbulluar kuqezinjtë për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit