Salah e mbyll me Liverpoolin, gati transferimi te Barcelona

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.06.2022, 12:10

Mohamed Salah ndoshta ka luajtur sezonin e tij të fundit te Liverpooli. Të paktën kështu raporton sot prestigjozja britanike “Mirror”, e cila thekson se egjiptiani ka zgjedhur një ekip të ri për të vazhduar karrierën

Gjithnjë sipas këtij burimi, Salah ka vendosur që të firmosë me Barcelonën, me sulmuesin që i ka thënë “po” klubit katalanas.

Kontrata e Salah do të skadojë në verën e 2023 dhe duket se ai nuk ka ndërmend të rinovojë, duke bërë që një prej lojtarëve më të mirë të Liverpoolit në vitet e fundit do të largohet.

Dilemë mbetet vetëm formula e transferimit, pasi nuk dihet nëse egjiptiani do bashkohet që këtë verë me Barcelonën kundrejt një pagese, apo do presë fundin e kontratës sezonin tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit