Gjimshiti një lider që di të kërkojë falje: Fajin te goli i barazimit e kisha unë!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.06.2022, 08:16

Shqipëria barazoi mbrëmjen e djeshme 1-1 ndaj Islandës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë ishin në avantazh, ndërsa goli i barazimit erdhi pas një gabimi në mbrojtje.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti ishte i pafat në atë episod, duke i dhuruar padashje një asist kundërshtarit në golin e barazmit. Pas ndeshjes, futbollisti i Atalantës mori përgjegjësinë duke pranuar fajin dhe duke kërkuar falje.

Berati tha:

Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, por kemi humbur shumë duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë. Kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit