Shqipëria barazon ndaj Islandës, Liga e Kombeve nis me një pikë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 06.06.2022, 22:49

Shqipëria ka barazuar 1-1 me Islandën në ndeshjen e parë në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Laugardalsvollur në Reikjavik, skuadrat bënë "paqe".

Ekipi kuqezi kishte bërë mjaft mirë në pjesën e parë, duke kërkuar disa herë golin derisa e gjeti me anë të Seferit, Por në fillimin e të dytës, një përgjumje në prapavijë dhe një pasim i gabuar i Gjimshitit, solli golin e barazimit për vendasit.

Këta të fundit më pas e patën shumë më të thjeshtë të kontrollonin ofensivën e përfaqësueses shqiptare duke e mbajtur larg portës dhe duke bërë të mundur që kjo ndeshje të mbyllej me shifrat 1-1.

Tashmë Islanda është kryesuese në grup me dy pikë pas dy barazimesh, ndërsa Shqipëria ka një pikë nga kjo ndeshje e vetme. Sfida e radhës ndaj Izraelit në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit