Kur të gjithë e kanë mendjen të ndeshja, Sadri Abazi “bën gol” prej 17 miliardë lekësh në tenderin pa garë nga ARRSH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.06.2022, 22:20

Ndërkohë që të gjithë shqiptarët e kanë mendjen tek ndeshja e parë e ekipit kombëtar të futbollit në UEFA Nations League, ish-deputeti i Rilindjes Sadri Abazi ka bërë “një gol” të vërtetë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ky institucion i drejtuar nga Evis Berberi, i ka dhënë nipit të Sadri Abazit plot 17 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH në tenderin e rradhës. Ky tender, i bërë publik ditën e sotme, ka për objekt: Loti 2: Kontrata B “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”.

Bëhet fjalë për një fond limit në vlerën 1,418,031,731 lekë të reja pa TVSH ose rreth 17 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Duke parë dokumentacioni përkatës të këtij tenderi, shikohet me habi se ka marrë pjesë vetëm një bashkim operatorësh, “ALKO-IMPEX General Construcion” & “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”, ku në të dyja është i përfshirë Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit Sadri Abazi.

Ky bashkim firmash është shpalur edhe fituesi i tenderit për një vlerë prej rreth 17 milionë lekë të vjetra me TVSH ose 1,417,993,187 lekë të reja pa TVSH. Shikohet mjaft qartë që kjo vlerë është gati e njëjtë me fondin limit të këtij tenderi. Madje për të qenë më të saktë, rezulton se vlera e ofruar nga nipi i Sabri Abazit është sa 99.99% e fondit limit. Nuk dihet ndërkaq se çfarë pret ndërkohë SPAK për të filluar ndonjë hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit