Bie në bunkerin e seperacionit të rërës, humb jetën 27-vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2022, 10:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës.

Mësohet se viktima është Jetmir Krasniqi, 27-vjeçar.

Intervenimi i ekipit mjekësor ishte i menjëhershëm të cilët kanë bërë të ditur se pasi dolën në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte ende gjallë, por që i njëjti ka ndërruar jetë pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit