KUJDES nga Achai One/ Pronari pranon MASHTRIMIN me pilulat dobësuese: Ka vdek!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.06.2022, 15:55

Reklama për produkte çudibërëse dobësimi, apo ereksioni për çdo moshë marketohen çdo sekond që kalon në ekranet e televizioneve tona.

Për të rritur efektivitetin e marketingut, këto produkte sugjerohen edhe nga persona me influencë në Shqipëri, kryesisht nga moderatorë të emisioneve të ndjekura në prime-time pa marrë parasysh se këto produkte ndiqen nga fëmijë, të moshuar, apo persona me probleme shëndetësore.

Produktet marketohen si të sigurta nga këta persona që nuk kanë asnjë njohuri në fushën e mjekësisë çër të bërë rekomandime të tilla, teksa marketingu është kthyer në një fenomen shqetësues dhe të dëmshëm për audiencën, e kjo për disa arsye.

Një reagim i ashpër në lidhje me këtë shqetësim ka ardhur nga Urdhri i Mjekut, i cili shkruan për efektet që mund të japin në shëndetin e njeriut produktet që shiten në ekrane si të sigura nga persona të palicencuar për ta bërë diçka të tillë.

Fatmir Ibrahimaj, presidenti i Urdhrit të Mjeku foli për efektet anësore të tyre të cilat nuk përmenden nga këta “profesionistë” që i reklamojnë.

“Nëpërmjet tyre publiku mëson për barna çudibërës, hera herës nuk tërhiqet vëmendja për efektet anësore të tyre, procedura diagnostike apo terapeutike që vlejnë të bëhen nga shumica e njerëzve, si dhe njësi shërbimi ku bëhen mrekulli dhe çudira të papara. Hera herës këto gjëra bëhen nga mjekë. Këta mjekë reklamohen nga klinika apo spitale private edhe kur nuk janë licencuar akoma nga UMSH-ja. Duke i parë si profesionist këto reklamime, mendoj se duhet më shumë vëmendje, kujdes, kontroll dhe përgjegjshmëri për to sepse kanë mjaft pavërtetësi”,-deklaroi Ibrahimaj ndër të tjera.

Përgjegjësia në dëmin e shëndetit të përdoruesit mbetet jetime, teksa këto reklama rezultojnë mashtruese.

Njëri prej këtyre produkteve që do të ndalemi sot, edhe ndër të tjerë në ditët në vijim, është suplementi i marketuar si dobësues, në formën e pilulave, Achai One. Ky suplement është reklamuar gjerësisht në televizionet shqiptare, nga persona të njohur të cilët kanë përfituar miliona dhe ekranet përgjegjëse që i kanë transmetuar, miliarda lekë nga marketingu i gjerë.

Ky produkt jo vetëm është një mashtrim galopant dhe zhvatës i individëve, por është aq joshës për t’u blerë e konsumuar sa të del në çdo cep ekrani kur tenton të ndërrosh stacion.

Se ky produkt është mashtrim i gjallë është pranuar edhe nga vetë pronari i këtij produkti në Shqipëri, Klajdi Hoxha.

Në një kamer të fshehtë për mediat ai ka pranuar se gjithçka është mashtrim dhe se produkti në të vërtetë nuk të dobëson. “Açai është mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më Açai One. Açai One është ca ka ngel kthime”, është shprehur më parë për kamera pronari i Açai One.

Në denoncime të mbërritura për JOQ Albania, rezulton se ky produkt ka bërë tek përdoruesit që të fakt të shtojnë peshë e jo më ta humbin atë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit