Kim Kardashian: Do të haja edhe jashtëqitje çdo ditë që të dukesha e re dhe e bukur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.06.2022, 11:29

Kim Kardashian e cila njihet për suksesin e saj në biznes, për trupin e saj tërheqës dhe për aktivitetin në rrjete sociale ka bërë një deklaratë bombë.

Në një intervistë për The New York Times ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë, ndërsa ajo u përgjigj me plot bindjen se do të ishte e gatshme të hante edhe jashtëqitje vetëm për t’u dukur e bukur.

“Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund”, tha Kim me humor.

Menjëherë pas publikimit të intervistës, në rrjet vërshuan komente të pafundme të cilët piketonin vajzën e përfolur në mediat e huaja.

Shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet.

Pothuajse çdo ditë, Kim vihet në qendër të vëmendjes, kjo edhe për shkak të karakteristikave, famës dhe luksit që e rrethojnë.

Me këtë deklaratë, Kim tashmë është kthyer në kryefjalë të mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit