Biznesmenët fitojnë tenderin e kondicionerëve tek Prokuroria e Elbasanit, i instalojnë të prishur

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.05.2022, 15:18

Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Chiller” nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen për mashtrim e falsifikim dokumentesh, për shkelje në punimet që ishin kontraktuar për të kryer në 2021-n, në prokurorinë e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Ardian Lloshi, 48 vjeç, dhe Ibrahim Dragoshi, 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme. Ndërsa në kërkim u shpallën Ded Maluta, 60 vjeç, banues në Pukë, dhe Vladimir Maluta, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka regjistruar aktet e procedimit penal Nr.1305 viti 2021, per vepren penale te “Mashtrimit’’, parashikuar nga neni 143 i K.Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar si më poshtë vijon: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazen e shkreses me nr.93/2 prot., date 03.02.2021, derguar nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe informacionit bashkengjitur I cili ben fjale mbi sistemin e ngrohje-ftohjes se Prokurorise se Elbasanit, ka regjistruar procedimin penal nr.1305, viti 2021, per vepren penale “ Mashtrimi ” te parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Godina e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është marrë në dorëzim në dhjetor të vitit 2017.

Në fillim të muajve të verës të vitit 2020 në sistemin e ftohjes janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor).

Në vijim, me afrimin e periudhës së dimrit (rreth muajit nentor), ka rezultuar se pajisja Chiller nuk ka funksionuar fare përsa i takon procesit të ngrohjes në institucion. Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Në vijim të komunikimeve të vazhdueshme dhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, është dërguar një grup specialistësh për verifikim në vend dhe ka rezultuar e njëjta problematikë. Në muajin dhjetor 2020, Drejtuesi i Prokurorisë, në mungesë të një specialisti të brendshëm mirëmbajtje në këtë institucion ka kërkuar nga Bashkia Elbasan, vendosjen në dispozicion të nje grupi ekspertesh te jashtem, pa kundershperblim monetar, per te kryer nje verifikim professional te pajisjes dhe dhenien e nje mendimi teknik mbi te. Nga mendimi I perpiluar me shkrim prej këtyre specialistëve të jashtëm, me profesion inxhinierë, depozituar ne date 13.01.2021 kanë rezultuar në mënyrë të përmbledhur këto të dhëna :

I. Pajisja ka dalë jashtë funksionit. 2. Sugjerohet vendosja e një pajisje të re. 3. Kapaciteti i pajisjes aktuale (kW) nuk i përgjigjet kapacitetit si në ftohje ashtu edhe në ngrohje të pajisjes së parashikuar në projekt dhe preventiv. 4. Është ndryshuar zëri i preventivit nga chiller për ftohje dhe kaldajë për ngrohje në chiller për ngrohje-ftohje. 5. Kapacitetet (kW) e pajisjes nuk i përgjigjen kapacitetit të nevojshëm për ngrohje-ftohje që kërkon godina në tërësi.

Ne funksion te ketij procedimi penal ne date 26.05.2021 eshte perpiluar procesverbali I kqyrjes se vendeve dhe sendeve per objektin Prokuroria e Elbasanit si dhe sistemi ngrohje ftohje I ketij objekti I cili eshte pershkruar ne kete procesverbal ne menyre te detajuar, shoqeruar me tabele fotografike.

Gjithashtu nga ana jone eshte mbajtur procesverbali I kqyrjes dhe marrjes se provave materiale date 26.05.2021, ku jane administruar:

1-Situacioni progresiv Nr.9 perfundimtar 2-Mendime teknike rreth sistemit te kondicionimit ne ndertesen e “Prokurorise se RrethitElbasan” 3-Preventiv 4-P-V per testime te pajisjeve dhe te sistemeve 5-Sherbimi inxhinierik/ Relacion perfundimtar i projektit/Norma dhe percaktime teknike 6-Kthim pergjigje shkreses Nr. 10538/1 prot Dt.20.10.2016 7-Akt-Kolaudimi 8-Sherbimi inxhinierik/Relacion perfundimtar i projektit/Norma dhe percaktime teknike 9-Projekti instalimeve 10-Projekti elektrik

Referuar dokumentacionit evidentohet se shoqeria Kontraktore eshte shoqeria “Junik” shpk me administrator shtetasin Dede Maluta dhe Drejtues Teknik shtetasin Vladimir Maluta. Mbikqyresi I punimeve eshte shoqeria “Tirana New Supervizor” Shpk me administrator shtetasin Ardian Lloshi. Shoqeria Kolauduese e ketij objekti, eshte shoqeria “IMES-D”Shpk, me administrator shtetasin Ibrahim Dragoshi.

Pas perfundimit te punimeve eshte perpiluar Çertifikata e Marrjes ne dorezim perfundimtare te Punimeve te Objektit date 11.10.2018, e cila eshte nenshkruar nga Autoriteti Kontraktor si dhe per sipermarresin e punimeve Dede Malutaj, per Mbikqyresin e punimeve Ardian Lloshi dhe per kolaudatorin e punimeve Ibrahim Dragoshi. Objekti I mesiperm eshte kolauduar me date 02.10.2017 dhe nepermjet Çertifikates se marrjes se perkohshme ne dorezim te objektit mbajtur ne date 08.11.2017.

Nepermjet shkreses me nr.10538 date 20.10.2016 Prokuroria Elbasan i eshte drejtuar sipermarresit te punimeve shoqerise “Junik” Sh.p.k. per te zevendesuar pajisjen kaldaje me nje sistem ngrohes-ftohes chiller, por gjithmone duke mos shtuar vleren e kontrates si dhe me te njejten fuqi. Ne vijim, Shoqeria “Junik” shpk ka vepruar duke zevendesuar pajisjen kaldaje me nje sistem ngrohes-ftohes chiller, pikerisht sistemin chiller object I ketij hetimi penal.

Nga ana e Prokurorise eshte kryer Ekspertimi Teknik ne lidhje me pajisjet e instaluara te sistemit ngrohes-ftohes, ne objektin Prokuroria Elbasan, per te evidentuar per pajisjet e instaluara cfare problematike kane shfaqur, cili eshte shkaku I kesaj problematike, si dhe a jane ato te pasqyruara ne situacionet e punimeve, duke caktuar eksperte inxhiniere te fushes, te cilet pasi kane kryer verifikimet perkatese ne vend, kane dorezuar Aktin e Ekspertimit Teknik, ne date 30.06.2021, ku kane konkluduar se:

Pajisjet e instaluara ne objektin Prokuroria Elbasan nuk punonin diten qe eshte kryer inspektimi. Gjithashtu gjate inspektimit eshte konstatuar se Kapaciteti I ketyre pajisjeve ishte 2×65/70 KW. Pra ne total keto dy Chillera sigurojne 130 KW ne freskim dhe 140 KW ne ngrohje.

• Ne preventiv kemi Kaldaje çeliku per ngrohje me kapacitet termik Q=190 KW. • Ne preventiv kemi Chiller per ftohje 151/155 KW I kompletuar me akumulator inercial, pompe, ene zgjerimi si dhe te tere elementet e sigurise dhe kontrollit. • Ne preventive kemi njesi trajtimi te ajrit me bateri ftohje/ngrohje 5/8 KW, 2 ventilatore… • Nga sa me siper del qe fuqite e pajisjeve te instaluara jane me kapacitet me te vogel nga ajo e paraqitur ne preventiv dhe saktesisht kemi me pak 21 KW ne freskim dhe 50KW ne ngrohje.

Per funksionim më të mirë të këtij sistemi janë propozuar:

Të kryhet riparimi i dy CHILLER-ve ekzistues me kapacitet 65/70KW.

Të kryhen shërbimet periodike për paisjet e të gjithë sistemit (kontrolli për gaz, pastrami i serpentinave, pastrimi i filtrave, nxjerrja e ajrit, etj.) Sistemit në tërësi duhet ti kryhet shërbimi periodik në ędo fillim sezoni ngrohje dhe ędo fillim sezoni ftohje.

Të vendoset një CHILLER shtese me kapacitet 65/70KW duke ju bashkuar dy CHILLER-ve ekzistues dhe të kompletohet ky grup i CHILLER-ve me paisjet dhe aparaturat sipas kërkesave të paraqitura në preventiv.

Me vendosjen e këtij chilleri kalohet fuqia termike (që është parashikuar në preventiv)në vlerat 44 KW në ftohje dhe 20KW në ngrohje, por kjo e përmirëson punën e sistemit si dhe bën që chillerat të punojnë në pjesën më të madhe të kohës të alternuar (2 në punë 1 në gadishmëri).

Të vihet i njëjti tip për efekt të kryerjes më të lehtë të riparimeve dhe shërbimeve, sepse pjesët e chillerave do të jenë të njejta. Sistemi duhet të shfrytëzohet dhe mirëmbahet nga punonjës të specializuar dhe të certifikuar.

Të vendosen xhuntot antivibruese.

Per te marre sa me teper te dhena ne lidhje me vleren e ketyre pajisjeve, eshte kryer nje Ekspertim Vleresues duke caktuar nje ekspert vleresues , I cili pas kryerjes se Aktit te Ekspertimit dhe kerkesave te specifikuara, ka arritur ne kete perfundim:

Nga analiza e çmimit te tregut rezulton se diferenca ndermjet 2 sistemeve, atij te instaluar 130/140 Kw dhe te parashikuar ne projekt 151/190 KW eshte rreth 783,910.29 leke me TVSH.

Ne date 15.02.2022, nepermjet procesverbalit te kqyrjes dhe marrjes se dokumentave eshte administruar d9okumentacioni I meposhtem:

1-Fotokopje e shkrese me nr.10538/1 prot., date 20.10.2016. 2- Procesverbal I provave me ngarkese hidrostatike e sistemit te tubave, pajisjeve ndihmese si dhe e venies ne pune te chilerave dhe AHU. 3-Procesverbal mbi ndryshimin e modelit te brisolej-ve date 07.11.2016. 4- Procesverbal mbi mangesite ne projekt preventivin e tenderuar, date 09.06.2016. 5-Procesverbal date 10.04.2017 bi realizimin e pompave per largimin e ujrave. 6-Procesverbal mbi realizimin e murit rrethues, date 09.01.2017. 7- Akti I Marrjes ne Dorezim te godines, date 08.11.2017. 8- Kontrate mbikqyrje punimesh objekti me nr.18238/1 prot., date 03.12.2015. 9- Procesverbal mbi prishjen e godinave ekzistuese date 04.12.2015. 10-Formular Vleresimi. 11-Procesverbal mbi mos realizimin e zerit te shtresave te asfaltbetonit ne object. 12-Procesverbal mbi realizimin e murit rrethues date 09.01.2017. 13-Procesverbal mbi mangesite ne project preventivin e tenderuar date 14.12.2015. 14-Procesverbal mbi ndryshimet e kerkuara ne shkresen 21.10.2016 me shkresen nr.10538/1 prot. Date 20.10.2016, procesverbali date 24.10.2016. 15- Procesverbal mbi bazamentet ne tarrace date 10.10.2016. 16 Procesverbal mbi realizimin e patinimit te mureve dhe tavanit ne object date 04.05.2016. 17-Procesverbal mbi mos realizimin e zerit te punes “suvatim I thjeshte xokoli”, date 27.07.2016. 18- Procesverbal mbi realizimin e lyerjes se mureve, date 04.04.2016. 19-Preventiv I rishikuar. 20-Tabela krahasuese e punimeve.

Eshte marre deklarim shtetasit Ibrahim Dragoshi ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, ky shtetas ka shpjeguar se me profesion eshte inxhinier ndertimi, ne kete profesion ka me shume se 34 vjet. Aktualisht eshte administrator I shoqerise “IMES-D” Shpk. Kjo shoqeri merret me projekte, mbikqyrje punimesh dhe kolaudime objektesh. Kjo shoqeri eshte krijuar nga ana e tij perpara rreth 14 vitesh, saktesisht ne vitin 2008 dhe qe nga ajo kohe Ibrahimi ka qene administrator i saj. Shtetasi Ibrahim Dragoshi shton se kolaudimi I ketij objekti eshte bere ne baze te kontrates se sherbimit te lidhur midis Gjykates dhe Prokurorise se Elbasanit me shoqerine “IMES-D” Shpk. Procesi I kolaudimit konsiston ne realizimin e projektit dhe preventivit te caktuar dhe miratuar, si dhe funksionalitetin total e objektit. Pra konkretisht behet inventarizimi dhe kontrolli I te gjtihe punimeve sipas projektit dhe zerave perkates.

Akti I kolaudimit per kete objekt ka filluar me verifikimin e dosjes se projektit, qe eshte bere nga mbikqyresi I punimeve dhe sipermarresi I punimeve. Dokumentacioni teknik mbi te cilin eshte mbeshtetur procesi I kolaudimit eshte pershkruar ne procesin e pasqyruar ne aktin e kolaudimit. Ne baze te kontrolleve dhe verifikimeve me matjet faktike dhe testimet e bera, rezulton se objekti eshte realizuar ne perputhje me kerkesat teknike dhe ne perputhje te plote me ndryshimet e miratuara nga mbikqyrsi I punimeve. Kolaudatori I punimeve ne prezence te grupit perfaqesues te investitorit, sipermarresit dhe supervizorit te objektit, ka bere kontrollin e te gjithe sistemeve te brendshme dhe te jashtme, ku mund te permendim, sistemin e mbrojtjes nga zjarri, sistemin elektrik, sistemin e rrjetit kompjuterik dhe telefonik, sistemin televiziv dhe kamerat, tokezimin dhe shkarkimet atmosferike, instalimet hidrosanitare, shkarkimet e ujrave te ndotura, si dhe sistemin e kondicionimit dhe aspirimit. Sistemi

I ngrohjes dhe I kondicionimit eshte realizaur me sistem chiller per ngrohje-ftohje. Dhe per kete sistem pajisjet e instatuara ne objekt jane sipas akt-kolaudimit te nenshkruar dhe pranuar nga te gjithe palet. Nga ana jone eshte bere testimi dhe provat ne ngarkese te te gjithe sistemeve, ku ka rezultuar se cilesia e punimeve eshte ne perputhje me kete kushtet teknike te zbatimit. Sa me siper, objekti eshte kosideruar I kolauduar dhe gati per marrjen ne shfrytezim pas asnje lloj kontestimi nga palet. Ne perfundim eshte mbajtur 5% e garancise se punimeve, per nje periudhe 12 mujore, pas kolaudimit.

Brendi ketij afati mund te behej cdo nderhyrje per funksionimin e sistemeve ne ngarkim te shoqerise sipermarrrese dhe me shpenzimet e tyre. Ne rastin konkret 5% I vleres eshte levruar pa asnje lloj kontestimi nga investitori, sipas afateve kontraktuale. Punimet dhe keto pajisje jane vendosur nga shoqeria sipermarrese, nen kontrollin e supervizorit dhe eshte detyre e supervizorit verifikimi I pajisjeve dhe kapacitetit te tyre. Kolaudatori, ne rastin konkret shoqeria qe shtetasi Ibrahim Dragoshi administron, ben vetem inventarin fizik dhe testimin e pajisjeve ne ngarkese nese jane ne gjendje pune apo jo. Per sa I perket cilesise se investuar apo punimeve te kryera, kjo eshte detyre e supervizorit dhe e zbatuesit, te cilet kontrollojne hap pas hapi dhe zbatojne projektin e miratuar.

Shtetasi Ardian Lloshi ne deklarimin e tij ka shpjeguar se e profesion eshte inxhinier ndertimi, ne kete profesion ka me shume se 23 vjet. Aktualisht eshte administrator I shoqerise “TIRANA NEW SUPERVISOR” Shpk, detyre te cilen e ka mbajtur qe nga krijimi I kesaj shoqerie. Kjo shoqeri merret me mbikqyrjen e objekteve private shteterore sipas rastit. Supervizimi I kesaj ndertese, e cila ehste objekt hetimi eshte bere ne baze te kontrates se sherbimit te lidhur midis Gjykates dhe Prokurorise se Elbasanit me shoqerine “TIRANA NEW SUPERVISOR” Shpk. Shoqeria qe ai administro merret me kontrollin e supervizimit te punimeve te ndertimit sipas projektit te miratuar. Shoqeria ka 4 inxhinier elektrik, topograf, mjedisi dhe ndertimi.

Ne objektin e hetimit kane qene dy kompani sebashku me kompanine “Vler-Invest” shpk. Objekti I mbikqyrjes eshte kontrolli I projektit te Gjykates dhe Prokurorise Elbasan. Pasi jane vene ne dijeni qe shoqeria fituese e zbatimit “Junik” Sh.p.k. do te zbatonte nje projekt me menyren “me çelesa ne dore”. Ku kjo lloj kontrate e pare ne aspektin teknik nga mbikqyresi, do te thote vetem implementimin final te projektit, pa u marre me matje reale ne objekt ose kontrollin sasior te punimeve te kryera. Qellimi I kontrates ne vetvete nga mbikqyresi ishte zbatimi rigoroz, I projektit sipas specifikimit teknike bashkengjitur projektit. Shtetasi Ardian Lloshi sqaron se pajisja e chillerit nuk eshte I vetmi ndryshim I kerkuar nga investitori ne lidhje me projektin. Te gjitha ndryshimet jane dokumentuar dhe kane pasur si qellim permiresimin e projektit.

Nga kolaudatori eshte bere testimi dhe provat ne ngarkese te te gjithe sistemeve, ku ka rezultuar se pajisjet kane qene funksionale duke permbushur pearametrat. Sa me siper, objekti eshte konsideruar I kolauduar dhe gati per marrjen ne shfrytezim pa asnje lloj kontestimi nga palet, duke ditur se shoqeria investuese do te pergjigjej gjate vitit pas ardhes per problematikat e mundshme qe mund te dilnin dhe si kjo problematike qe ka dal sot. Ne perfundim eshte mbajtur 5% e garancise se punimeve, per nje periudhe 12 mujore, pas kolaudimit.Ne rastin konkret 5% I vleres eshte levruar pa asnje lloj kontestimi nga investitori, sipas afateve kontraktuale, me sa kam une dijeni dhe me sa me kujtohet. Deklaruesi Ardian Lloshi shton se eshte njohur me kerkesen e bere nga institucioni I prokurorise Elbasan te sipercituar dhe ky nuk eshte ndryshimi I vetem ne projekt. Te gjithe ndryshimet jane kryer me kerkese dhe duke vene ne dijeni investitorin.

I pyetur per rrethanat e hetimit shtetasi Vladimir Maluta ka shpjeguar se me profesion eshte inxhinier ndertimi, ne kete profesion ka me shume se 24 vjet. Aktualisht eshte nje prej drejtuesve teknik te shoqerise “JUNIK” Shpk, detyre te cilen e mban prej 15 vjetesh. Shoqeria “Junik” eshte kompani ndertimi, e cila merret me ndertimin e objekteve, civile, industrial, rugeve, etj, sipas QKB dhe liçensimit perkates.

Ndertesa e Prokurorise se Elbasanit, e cila eshte objekt hetimi eshte prokururar nga zyra e administrimit te buxhetit gjyqesor ne vitin 2015. Me pas eshte lidhur kontrata per kete procedure prokurimi vecmas me Prokurorine e Rrethit Gjqyesor Elbasan dhe me organin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan. Keto dy kontrata jane te ndara juridikisht nga njera tjetra, por ndertesa eshte e njejte ne konstruksion dhe identike ne punimet e kryera dhe pajisjet e instaluara.

Kontrata per zhvillimin e ketij objekti me institucionin e Prokurorise Elbasan eshte lidhur ne date 10.11.2015, punimet kane filluar ne date 03.12.2015 dhe kane mbaruar ne date 27.07.2017. Kjo kontrate eshte e tipit me çelesa ne dore me preventive total, çka do te thote qe operatori ekonomik merr persiper kryerjen e te gjitha punimeve, pa kosto shtese dhe pa njesi matje. Ne rastin konkret merret per baze preventive total, çmimet per njesi jane vetem per lehtesim llogaritjesh ne pagesat pjesore gjate fazes se ndertimit. Kontrate me çelesa ne dore do te thote funksionaliteti I objektit sipas projektit duke u marre çmimi ne total (vlera e kontrates). Ne lidhje me objektin e hetimit kompania “Junik” ka respektuar, aplikuar te njëjtin standard punimesh ne ndërtimin e sistemit te kondicionimit qofte ne pjesen e godines se gjykatës ashtu edhe per pjesen e godinës se prokurorise.

Per te mbldhur sa me shume te dhena per çeshtjen penale, I jane mare deklarime shtetasit Besnik Cani, I cili ne vitin 2016 ishte me detyre drejtues I Prokurorise se Elbasanit. Per kete çeshtje ai eshte shprehur se ne prokurorine e rrethit Elbasan, ka kryer detyren e prokurorit dhe drejtuesit te prokurorise nga qershori i vitit 2015 deri ne date 03.10.2016. Ne kete date eshte larguar nga pozicioni i drejtuesit te prokurorise si dhe eshte komanduar nga Prokurori i Pergjithshem i kohes si prokuror ne Prokurorine e Rrethit Tirane.

Ne kohen kur eshte komanduar dhe me pas emeruar drejtuesi i Prokurorise se Rrethit Elbasan ishte ne proces prokurimi i fondeve per ndertimin e nje godine te re te Prokurorise. Meqe godina do ndertohej e perbashket me Gjykaten Elbasan, procesin e prokurimit e ka kryer Zyra e Administrimit te Buxhetit te Gjykatave ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe zyra e Prokurorise se Pergjithshme.

Pas perfundimit te procedurave te prokurimit eshte shpallur fitues kompania “JUNIK’ Shpk. Prane zyres se Prokurorise se Rrethit Elbasan ka ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme akti i njoftimit te fituesit si dhe draft kontrata per tu lidhur per pjesen e prokurorise me kontraktorin fitues. Eshte lidhur kontrata sipas kushteve te percaktuara ne dokumentat e tenderit. Me sa kujton bashke me Gjykaten eshte prokuruar fondi per caktimin dhe emerimin e Mbikqyresit te punimeve dhe ka vazhduar puna per realizimin e objektit te kontrates nga fituesi.

Gjate implementimit te projektit i cili, per hir te se vertetes ishte projekt i vjeter pasi ishte realizuar me sa kujtoj ne vitet 2008-2009, si per zyren e prokurorise ashtu dhe per gjykaten kishte problematika ne zbatim. Kjo sepse jo vetem teknologjia ne ndertim kishte avancuar nga 2008-2009 ne 2015-2016 kur implementohej projekti por kishte avancuar edhe teknologiia e paisjeve te parashikuara per tu inkasuar ne kete projekt. Kujton qe Gjykata kishte probleme me mos parashikimin e dhomave te keshillimit, po keshtu edhe ne si Zyre Prokurorie kishin probleme pasi kishte shume zyra pa ndriçim natyral por qe ishte e pa mundur te nderhyhej.

Nje tjeter problem i shfaqur si ne gjykate eshte edhe tek ne ishte eshte sistemi ngrohje – ftohje. Ne projekt ishte parashikuar sistem ngrohje-ftohje me kaldaje nafte e cila, ishte parashikuar me nje depozite 1000 litra nafte ne katin -1 (bodrum), si per Ne ashtu edhe per Gjykaten. Ne ate periudhe eshte diskutuar me Gjykaten nese realizojme ndryshim te kaldajes me nafte me chiller me energii elektrike, kuptohet me fuqi per perballimin e volumit te godines se prokurorise po ashtu dhe te gjykates dhe pa kaluar vleren e kontrates.

Kontrata lejonte ndryshimin e porosise, kjo parashikuar ne nenet 34 dhe 35 te saj. Sipas ketyre dispozitave te kontrates, autoriteti kontraktor ne cdo kohe, mund te kerkonte kontraktorit te bente ndryshime brenda qellimit te pergiithshme te kontrates, korrigjime ne materiale, ne sasi, ne projekt apo specifikimi te puneve. Keto ndryshime duhet te materializoheshin me amandament kontrate. Madje neni 34 pika 5 e kontrates parashikonte qe ” ndryshimi i porosise nuk do te jete i vlefshem nese nuk formalizohet sipas kerkesave te nenit 35 te kontrates”. Pra pas negocimit ndermjet autoritetit kontraktor dhe kontraktuesit, ndryshimet duhet te materializohen me nje amandament kontrate kur te percaktoheshin ndryshime ne , artikuj, sasi, specifikime dhe ęmim etj.

Duke marre ne konsiderat rrethanat pozitive dhe negative te nje sistemi ngrohje me kaldaje nafte si: ndikimi ne mjedis,, efektiviteti ne raport me punen e punonjesve te Gjykates dhe Prokurorise, leverdia ekonomike dhe faktor te tjere u ęmua qe te negociohej me kontraktorin nese ishte e mundur zevendesimi kaldajes se naftes me chiller me korent gjithmone me fuqi per te perballuar volumin e godines. Kaldaja me nafte kishte problematika ne ndikimin ne mjedis, pasi montohej ne bodrumin e prokurorise me nje depozite 1000 litra, me oxhak djegie dhe padiskutim do ndikonte ne cilesine e ajrit dhe mjedisit jo vetem brenda godines por edhe jashte saj. Aq me teper qe ne bodrum ku ishte parashikuar kaldaja me nafte ishte edhe zyra e biblotekes se Prokurorise ku prokuroreret dhe punonjes te tjere do te shkonin dhe lexonin apo konsultonin raste te ndryshme.

Kaldaja, kerkonte nje punonjes teknik ne menyre te vazhdueshme per ta fumizuar me nafte, ndezur dhe fikur dhe probleme tjera teknike qe mund te shfaqte ne vazhdimesi. Nje punonjes i tille nuk ishte ne organike dhe e veshtire per tu parashikuar edhe ne te ardhmen. Nuk ishte efektive per punonjesit pasi, kaldaja do te ndizej dhe fikej nga nje punonjes ne orare te caktuara, keshtu te shtune dhe te diele do te ishte e fikur. Nuk I krijoheshin kushte optimale pune prokuroreve apo punonjesve tjere ne ditet e shtuna, te diela apo pasdite, pasi dihet boterisht qe prokuroret jo vetem qe dalin ne pune mbasdite, te shtune apo te diel per shkak te gadishmerise por edhe per shkak te perballimit te ngarkeses normale te punes. Ka nje sistem ngrohje – ftohje Zyra e Prokurorise Tirane me kaldaje dhe gjithsecili, perfshi edhe mua si ish prokuror ne Tirane i dine kushtet ne ftohje- ngrohje, pasdite, te shtuna dhe te diel ne godine.

Edhe per sa i takon leverdise ekonomike, kaldaja sipas manualit harxhonte 18 litra nafte per I (nje) ore pune. Imagjinoni mbajtja ndezuar per 8 (tete) ore pune, ku sasia e naftes te harxhuar do ishte 144 litra per 8 ore pune/dite pune.

Duke patur parasysh keto faktor dhe rrethana, ne zbatim te parashikimeve te kontrates neni 34 dhe 35, me sa kujtoj, si ne si zyre Prokurorie ashtu dhe Gjykata, kerni derguar shkrese, Mbikqyresit te Punimeve, Kontraktuesit te punimeve dhe Zyres se Prokurorise se Pergiithshme, ku kemi kerkuar nga kontraktori dhe mbiqyresi i punimeve, nese ishte mundesia te zvendesohej kaldaja me nafte me chiller me energii, nese kjo nuk do sillte shtim te vleres se kontrates. Data e shkreses nuk me kujtohet por duke e lidhur me momentin e largimit tim nga drejtimi i prokurorise duhet te kete qene ne muajn tetor 2016. Me pas, nuk ka procesuar më me amendimin e kontrates sipas nenit 34 dhe 35 te Kontrates Baze dhe as nuk kujton te kete sigluar ndonje shkrese pergjigje te kompanise apo mbikqyresit te punimeve ne lidhje me kete procedure pasi. ne date 03.11.2016 eshte larguar nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise ne keto rrethana. Ne date 03.11.2016, eshte zevendesuar ne detyren e Drejtuesit te Prokurorise si dhe eshte komanduar prokuror ne Prokurorine e Rrethit Tirane.

Per te perftuar nje pasqyre sa me te qarte te punimeve te kryera ne objekt me situacionet e punimeve, eshte vendosur kryerja e nje Ekspertimi Vleresues. Ne perfundim te ekspertimit, ekspertja ka dorezuar aktin e ekspertimit, ku ka dhene konkluzionet e meposhtme: Ne pergjigje te pyetjes 1:

Sa siper u permend ne opinionin teknik te grupeve te eksperteve e vleres se tregut te pajisies/ve qe kane te bejne me sistemin funksional ne kapacitetin ftohes/ngrohes e cila do te duhet te ishte involvuar ne kontaten e sipermaries ( e cila kontrate ishte e formes se prokurimit me “çelesa ne dore” qe presupozon faktin e pakundershtueshem qe objekti i prokuruar, kontraktuar e ndertuar duhet te ishte funksional e me kapacitete teknike optimale ne fushen e funksionimit normal bazuar standarteve te sistem ngohje ftohje bazuar ne projektin e miratuar) per kete objekt, rezulton nje vlere demi ne masen 3.009.714.29 leke (2,869.714.29+140. 000.00) Ne pergjigje te pyetjes 2:

Nga te dhenat e evidentuara ne dosjen hetimore te ketij objekti ndertimor nga ana e kolaudatorit te punimeve shoqerial’ IMES-D” sh.p.k me drejtues Ligjor İng. ibrahim Dragoshi ne aktin e kolaudimit shprehet qe :

a-Ne kapitullin 5 – TE DHENAT E KONTRATES – vlera e kontraktuar ne kontraten 18469 prot date 19.11.2015 mes paleve Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan dhe Sipermaresin te punimeve shoqeria JUNIK sh.p.k eshte per kete objekt ndertimor eshte 104031,684 leke.

b-Ne kapitullin 8-te PREVENTIVI DHE SITUACIONI ı PINIMEVE thuhet . . .. Ne perfundim te punimeve eshte hartuar preventive 1 rishikuar si dhe tabela krahasuese e punimeve, te cilat panvaresisht se teikaloine vleren e kontrates, situacioni perfundimtar eshte pranuar sipas vleres se preventivit te tenderit , ne zbatim te kontrates me celesa ne dore dhe vlera e preventivit te ripunuar eshte 104, 675,032 e sipas atŽi te situacionuar eshte 104019,458 Leke.

c-Ne kapitullin 13 -PROCESI 1 KOLAUDIMIT ne paragrafin 8- te tlJ – sistemi I kondicionimit dhe aspirimit thuhet qe disa nga pajisjet e instaluara ne objektjane :

c/1-Chiller ( grup ftohes/ ngrohes versin pompe nxhetesie) kapacitet ne ftohje/ngrohje151/155KW, lidhjet DN 65, fuqia elektrike57KW, ushqimi 3F/400V/50Hz, tipi I kompresorit Scroll, gazi R410A, I kompletuar me akumul inercial , pompe, ene zgjerimi si dhe te gjithe komponentet e sigurise dhe kontrollit.

c/2-Njesi trajtimi ajri (u.T.A) V—2200 m3/h, baterite ftohje /ngrohje 5/8 kW, dy ventilator me renie presioni statike te jashtem me dergim/kthim 170/155a I kompletuar se bashku me paketen elektrike , shpejtesi e ajrit v—2.6 m/s

Pra, sa evidentuar ne aktet e eksperteve situata teknike lidhur sa siper shprehur nga KOLAUDATORI, rezulton pajisie me kapacitete teknike jo reale ne kete Akt Kolaudim pra ne disa pjese te paragrafit 8-te te kapitullit 13 te aktit te kolaudimit .

Ne dosjen hetimore nuk posedohet relacioni i sipermaresit i firmosur nga Mbikqyresi shoqeria “Tirana New Supervizor” sh.p.k perfaqesuar Ing Ardian Lloshi por vetem Akti i Kolaudimit e situacioni perfundimtar ( i paguar) i cili ka mosperputhje mes punimeve te deklaruara dhe atyre te kryera ne fakt sikur edhe u shprehem ne kete akt vleresimi jane ne masen 560,000.00 leke ( peseqind e gjashtedhjete mije – pajisje hidrosanitare e ngrohje te pa vendosura).

Ne pergjigje pyetjes nr. 3:

Bazuar ne Ligjin 8402 date 10.09.1998 ”Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te Ndertimit” i ndryshuar udhezimit nr. 3 date 15.02.2001 1′ Per mbikqyrjen dhe kolaudimin e Punimeve te Ndertimit ” dhe udhezimit nr. I date 16.06.2001 ” Per mbikqyrjen dhe kolaudimin e Punimeve te Ndertimit” nuk pasqyrohet qarte nese eshte njoftuar projektuesi dhe nese eshte mare miratim nga ana e tij per ecurine e zbatimit te ketij projektit te hartuar e zbatuar nga shoqeria ndertimore ”JUNIK ”sh.p.k.

Bazuar legjislacionit ne fuqi per kontrollin dhe disilinimin e punimeve te ndertimit te punimeve te zbatimit sipas projektit hartuar, kontraktuar, situacionuar e faturuar sa siper permendem ne kete akt vleresim eshte eidentuar mosfunksionimi i sistemit ftohes /ngrohes dhe mundesia e korigjimit te tij ne natyre e saktesuar nga e grupeve te eksperteve rezulton ne shumen 3.569.714.29 leke (tre milion e peseqind e gjashtedhjete e nente mije e shtateqind e katermbedhjet pike njezet e nente leke) e llogaritur si vlera demi kete objekt ndertimor.

Per sa me siper duke u bazuar ne veprimet hetimore te kryera, provat e mbledhura, deklarimet e marra del qarte shtetasit Vladimir Malutaj me detyre drejtues teknik I shoqerise “Junik” Shpk, shtetasi Ardian Lloshi me detyre inxhinier dhe administrator I shoqerise “Tirana New Supervisor” dhe shtetasi Ibrahim Dragoshi me detyre inxhinier dhe administrator I shoqerise “Imes-D” Shpk.

Keto shtetas kane nenshkruar situacionet e punimeve per objektin Prokuroria Elbasan, si dhe kane nenshkruar Aktin e Kolaudimit per objektin e mesiperm, si dhe kane nenshkruar dorezimin e objektit tek kontraktori Prokuroria Elbasan. Gjithashtu vlen te theksohet se nga aktet e ekspertimit ka rezultuar pajisjet e instaluara ne sistemin ngrohje-ftohje, kane nje fuqi me te vogel se ajo e parashikuar ne situacionet e punimeve dhe zerin perkates, rrjedhimisht dhe kosto e tyre duhet te ishte me e vogel nga ajo e pasqyruar. Por ne dosjen e objektit nuk eshte pasqyruar ndryshimi i vleres per pajisjet e instaluara, si dhe nuk eshte pasqyruar pajisja e instaluar, por eshte lene pajisja e vjeter ne situacionet e punimeve.

Sipas kontrates se lidhur midis paleve, çdo ndryshim I saj, duhet te evidentohej nga sipermarresi, gje e cila nuk eshte zbatuar nga shoqeria “Junik” Shpk. Duke ju rikthyer akteve te ekspertimit ka rezultuar se ka mosperputhje ne punimet e kryera me ato te pasqyruara ne situacionet e punimeve ne vleren rreth 3.569.714.29 leke, si dhe ne sistemin ngrohje-ftohje te instaluar, ka nje diference ne vleren 783,910.29 leke me TVSH, nga ai qe ishte parashikuar per tu instaluar.

Se fundmi, per sa parashtruam me larte del qarte se shtetasit Ded Malutaj administrator I shoqerise “Junik” shpk, Vladimir Malutaj me detyre drejtues teknik I shoqerise “Junik” Shpk, shtetasi Ardian Lloshi me detyre inxhinier dhe administrator I shoqerise “Tirana New Supervisor” dhe shtetasi Ibrahim Dragoshi me detyre inxhinier dhe administrator I shoqerise “Imes-D” Shpk, secili sipas roleve me se pari kane prodhuar dokumentacionin ne zbatim te investimit Akti i Kolaudimit e situacioni perfundimtar ( i paguar) i cili ka mosperputhje mes punimeve te deklaruara dhe atyre te kryera ne fakt sikur edhe u shprehem ne kete akt vleresimi jane ne masen 560,000.00 leke ( peseqind e gjashtedhjete mije – pajisje hidrosanitare e ngrohje te pa vendosura). Pra kane prodhuar dokumentete te cilat jane te falsifikuara duke konsumuara keshtu elementet e figures se vepres penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal.

Po keshtu keta shtetas, me sjelljen e tyre, per me teper gjate realizimit te nje investimi qe eshte godina e Prokurorise, pra Institucionit I cili ushtron ndjekjen penale, nepermjet veprimeve shperfillese ndaj ligjit dhe me nje guxim te tepruar per ta shkelur ate, duke perfituar nga nje kerkese tejet normale e ish drejtuesit te prokurorise per zevendesimin e nje tip sistemi ngrohje-ftohje me nje tip tjeter me funskional, kane vepruar ne sinkron me njeri tjetrin duke perfituar dhe sjelle nje dem prej 3.569.714.29 lekedhe ne keto kushte ata kane konsumuar elementet e vepres penale “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim.

Pra në analizë të fakteve të mësipërme, në ekzistencë të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për kryerje te vepres penale nga këto subjekte,është e detyrueshme që në ngarkim të tyre të caktohen masa të sigurimit personal në përputhje me kushtet dhe kriteret ligjore sipas parashikimeve të neneve 228, 229, 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit personal në lidhje me të hetuarit kërkohen nga ana jonë bazuar: – Në ekzistencën e fakteve të dyshuara si të ndodhura dhe që përbëjnë vepra penale, – Ne rrezikun e marrjes se vertetesise se provave ne ngarkim te tyre – Ekzitencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova në lidhje me këto vepra penale, – Ekzistencën e rrezikut të ikjes me qëllim shmangien nga procedimi penal për të hetuarit, – Rrethanave individuale për secilin të hetuar, – Rrezikshmërinë e veprave të kryera dhe të autorëve që i kanë kryer ato, – Pasojat e ardhura nga veprat e kryera, – Marzhet e dënimit që parashikohen në ligj.

Për të provuar sa më sipër shërbejnë aktet dhe provat që i bashkangjiten kësaj kërkese.

Për këto arsye në bazë të neneve 228, 229,230, 238. 244, 245 të K.Pr.Penale,

K Ë R K O J :

Caktimin e masave te sigurise ndaj personave nën hetim:

1-Ded Maluta i biri i Mark dhe i Katerin, i dtl 08.04.1962, lindur ne Puke dhe banues neTirane, shtetësi shqiptare, kombesi Shqiptare, si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim. Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

2-Vladimir Maluta, i biri i Mark dhe i Katerin, i dtl 30.03.1975, lindur ne Puke dhe banues ne Rruga e Dajtit, Lagja Qesarake, Ndertesa 35, hyrja 3, Ap.18, Tirane, shtetësi shqiptare, kombesi Shqiptare, me arsim te larte, me profesion inxhinier ndertimi, me gjendja civile i martuar me 4 femije, me gjendje gjyqesore i padenuar me pare, me Nr.Cel:06702070476, i identifikuar me ID me nr.H50330065A si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim. Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

3-Ardian Lloshi, i biri i Gani dhe i Beatriçe, i dtl 16.12.1974, lindur ne Elbasan dhe banues ne Rruga Sami Frasheri, Pallati Vega, kati 6, Tirane, shtetësi shqiptare, kombesi Shqiptare, me arsim te larte, me profesion inxhinier ndertimi, me gjendja civile i martuar, me gjendje gjyqesore i padenuar me pare, me Nr.Cel:0692099045, i identifikuar me ID me nr.H41216008C, si person i dyshuar per vepren penale te “Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim. Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

4- Ibrahim Dragoshi, i biri i Tasim dhe i Arife, i dtl 10.07.1963, lindur ne Kukes dhe banues ne Rruga Don Bosko, banese private me nr.9, Tirane, shtetësi shqiptare, kombesi Shqiptare, me arsim te larte, me profesion inxhinier, me gjendja civile i martuar, me gjendje gjyqesore i padenuar me pare, me Nr.Cel:0692061961, i identifikuar me ID me nr.G30710109U, si person i dyshuar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimi me pasoja te renda” parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal dhe“Falsifikimit te dokumenteve” te parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja te renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal te kryer ne bashkepunim. Te caktohet masa e sigurise “arrest me burg” neni 238 i K.Pr.Penale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit