Temperaturat e larta rrezikojnë ushqimet, Jeta Deda e AKU-së asnjë inspektim në terren

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.05.2022, 12:45

Temperaturat e larta këtë vit kanë filluar më herët se vitet e tjera dhe pritet që viti 2022 të jetë nga më të nxehtit. Më të rrezikuarit nga vapa e madhe janë të moshuarit dhe personat që e kanë punën në ambientet e jashtme, megjithatë, në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, të gjithë prekemi nga temperaturat e larta.

E themi këtë, pasi ushqimet që ne konsumojmë, mund të na shkaktojnë probleme të rënda për shëndetin, nëse nuk kontrollohen imtësisht nga institucionet përkatëse, në këtë kohë me temperatura të larta.

Institucioni përgjegjës për këtë është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Jeta Deda, e cila duket se i ka lënë në mëshirë të fatit të gjithë konsumatorët në Shqipëri. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se asnjë grup pune nuk ka dalë në terren për të kontrolluar sigurinë ushqimore në këto ditë të nxehta.

Jeta Deda ka vendosur që cilësinë e ushqimeve, t'ia lërë në dorë biznesmenëve të cilët nuk e kanë aspak problem, nëse e shesin një produkt të skaduar dhe shembujt e treguar nga JOQ ALBANIA e vërtetojnë më së miri këtë.

Një institucion si AKU, ka me merak tenderat e lëshuar pa hesap me firmën e Jeta Dedës, por nuk lëviz as gishtin më të vogël, kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit