Vdekja e 19-vjeçares në Fushë-Arrëz, Universiteti i Durrësit: Të tronditur për humbjen e një studenteje të shkëlqyer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2022, 18:35

Sidorela Kola, është 19-vjeçarja e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në Fushë-Arrëz bashkë me mamanë e saj dhe motrën 16-vjeçare. E reja ishte studente në Universitetin e Durrësit në Fakultetin e Biznesit për Bankë-Financë. Në lidhje me ndarjen e parakoshme të saj nga jeta ka reaguar edhe Universiteti i Durrësit me rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski. Në një postim në rrjetet sociale, shkruhet se kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin. Ndërkohë universiteti ka nisur mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Reagimi i Universitetit:

Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të studentes sonë të shkëlqyer Sidorela Kola, motrës dhe nënës së saj. Kjo tragjedi e madhe ka tronditur shokët, pedagogët, mbarë komunitetin tonë universitar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kola dhe miqtë. Falenderoj Fakultetin e Biznesit për homazhet që po zhvillojnë për Sidorelën dhe iu bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen nismës së tyre për mbledhjen e kontributeve për familjen Kola.

Mendjet e lutjet tona janë me ta!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski

Rektor

Reagimi i Fakultetit të Biznesit:

Me hidhërim të thellë sot ,bëjmë homazhe për studenten tonë të departamentit të Bankë Financës , Sidorela Kola . Një studente e shkëlqyer që fati deshi mos të jetë më pranë nesh . Të gjithë ne, Dekanati i Fakultetit , çdo lektorë, shokë, miq të saj i shprehim ngushëllime familjes fatkeqe . Jemi pranë tyre në këto ditë të vështira .

Në hollin e Fakultetit zë Biznesit studentët dhe stafi akademik po bëjnë homazhe dhe po mbledhin kontribute për familjen. Paqe në botën e përtejshme për ty Sidorela !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit