E rëndë: Kjo është 20-vjeçarja e cila humbi jetën sot pas një aksidenti tragjik në Krushë të Madhe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 18:51

Ka ndërruar jetë, e reja E. Avdullahu nga Krusha, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit,mësohet se e ndjera ishte 20-vjeçare.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit