Propaganda kap majat/ Erion Veliaj futet LIVE sot për ditën e djeshme

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.05.2022, 18:06

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e adhuron propagandën dhe për këtë bie dakord i madh e i vogël.

Që videot e publikuara nga ai në rrjetet sociale, të xhiruara nga studioja e tij lëvizëse, të dalin sa më mirë, lali Leku, kujdest që gjithçka mos të jetë LIVE, por të shitet sikur është LIVE, në çdo ambient që shkon.

Ditën e djeshme, Veliaj ka qenë në zonën e Pazarit të ri, por para një ore, ua ka shitur tironësve, sikur ishte LIVE me ambasadoren rilindase të Amerikës.

Nivelet e propagandës së Veliajt kapin majat, por që gjithçka të bëhet me vetëdije, tregon edhe njëherë talljen e madhe që kryebashkiaku bën me taksapaguesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit