Bashkia Gjirokastër mirëpret turistët duke u hedhur plehrat “turinjve”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.05.2022, 12:58

Ndonëse paguhen me miliona lekë në tenderat e pastrimit, duket se në realitet ato para përfundojnë kudo tjetër veçse për pastrimin e qyteteve. Kështu duket se ka ndodhur dhe me rastin e Bashkisë Gjirokastër e cila është filmuar nga qytetarët duke mbledhur plehrat në mënyrë skandaloze.

Makina e mbledhjes se mbeturinave është e papërshtatshme sepse rrezikohet që plehrat të bien nga makina dhe të përfundojnë para “turirit” të turistëve që shkojnë për të vizituar këtë qytet historik. Jo vetëm kaq, por siç e tregon fare qartë edhe video e mëposhtme, mjeti i plehrave nxjerr tym duke ndotur edhe mjedisin në vend që ta pastrojë atë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit