Erdhi sezoni turistik miq dhe tashmë është koha perfekte për të rrjepur shqiptarët. E keni parasysh gjelin kur e rrjepin amvisat para se ta gatuajnë? Tani në vend të fytyrës së gjelit të gjorë, përfytyroni fytyrën tuaj. Dhe rrjepjen e klientëve duket se e ka filluar një restorant në Vain të Lezhës.
Restoranti përveçse nuk jep as faturë tatimore sipas ligjit, duket s ei ka rënë për shkurt dhe ka vendosur të njëjtin çmim për çdo lloj peshku. Kështu sipas një fature që ka mbërritur pranë redaksisë sonë, një qytetar është detyruar të paguajë rreth 440 mijë lekë të vjetra. Në faturë shikohet se levreku, koca, ngjala, apo karkaleci kanë të gjithë të njëjtin çmim: 20 mijë lekë të vjetra!