Erion Veliaj përçan shqiptarët: Ju jashtë Tirane po s’patët biletë s’do ju lejojnë të hyni

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.05.2022, 10:28

Erion Veliaj ka folur ditën e sotme për masat e marra për datën 25 Maj. Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të rretheve që jetojnë jashtë Tirane që të mos e marrin mundimin të hyjnë më 25 Maj në kryeqytet nëse skanë biletë për ndeshjen Roma-Feyeenoord.

Policia do të ngrejë postblloqe të shumta dhe do të kthejë çdo jashtë-tiranas pa biletë, me vendim të Erion Veliajt.

“Lutja ime për gjithë qytetarët Shqipërisë është se nëse s’keni punë në Tiranë atë ditë, duke qenë se është ditë pushimi e s’do ketë asnjë zyrë të administratës hapur, çdo punë që kishit planifikuar për datën 25 shtyjeni. Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë duke qenë se qyteti do zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar dhe gjatë vizitës së Presidentit Bush e Papa Franceskut së fundmi. Qyteti do të hermetizohet.

Do të thotë nëse nuk keni një biletë për të qenë ditën e ndeshjes s’do kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë në një perimetër jo vetëm të unazës së vogël por në akset e autostradat që hyjnë në Tiranë si ato që vijnë nga Elbasani e Durrësi.

Mos e merrni mundimin se do ju shkojë dita kot e do ktheheni mbrapsht nga postblloku nëse s’do keni një biletë”, tha Veliaj.

Edhe njëherë Erion Veliaj provon përbuzjen për qytetarët e rretheve, gjë që e ka vënë në dukje të deklaratat e tij të shumta, pavarësisht se edhe vetë është nga Ura Vajgurore por hiqet si ‘tirons’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit