Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Ksamil. Disa qytetarë kanë dërguar pranë redaksisë së JOq Albania videon e mëposhtme ku duket se si një automjet është rrokullisur me kokë poshtë dhe është bërë copash pas përplsjes me shkëmbin.
Sipas qytetarëve kur është bërë filmimi, aty nuk kishte njeri, por më vonë mësuan se nuk kishte patur të lënduar. Në fakt nga pamjet aksidenti duket vërtetë i tmerrshëm dhe pasagjerët duhet të kenë patur fat të madh që kanë shpëtuar paq. Dyshohet se automjeti është rrokullisur dhe më pas është përplasur me shkëmbin për shak të shpejtësisë.