Bora ‘konfirmon’ ribashkimin me Donaldin, poston foton e tij por pendohet shpejt dhe e fshin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2022, 02:01

Bora dhe Donaldi janë ribashkuar sërish me njëri-tjetrin dhe këtë e treguan para pak netësh në një event në Prishtinë ku të dy u shfaqën gjatë gjithë kohë krah njëri-tjetrit.

Pavarësisht lidhjes së Donaldit me Beatrixën brenda shtëpisë së Big Brotherit dhe ngjarjeve që pasuan këto, Bora ka vendosur t’i lërë të gjitha mënjanë dhe të bashkohet sërish me Donaldin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bora e cila ka publikuar ditën e sotme një video në ‘Instastory’ të fotografit të eventit dhe aty shfaqet edhe vetë Donaldi.

Bora e ka kuptuar “gabimin” që ka bërë dhe i ka fshirë menjëherë storyt por fansat kanë qenë më të shpejtë dhe e kanë ruajtur një postim të tillë nga ajo.

Moderatorja nuk ka reaguar asnjëherë në mënyrë direkte për një ribashkim mes tyre por duket se bora është shkrirë dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit