Lirohet nga burgu Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2022, 01:34

Martin Shkreli që njihet si shqiptari më i urryer në Amerikë është liruar para kohe nga burgu. Ish-drejtori i firmës “Turing Pharmaceuticals” i cili u bë i famshëm për rritjen dramatike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën ka dalë nga burgu. Shkreli po vuante një dënim prej shtatë vitesh, pasi u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në vitin 2017.

Lirimi i tij u bë publik pasi fotot e tij qarkulluan në rrjetet sociale. Ai është zhvendosur në një shtëpi dhe mund të lirohet plotësisht në shtator. Avokati Benjamin Brafman tha se lirim i tij erdhi pasi ai kishte përfunduar "të gjitha programet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg”. Prokurorët e akuzuan Shkrelin për zbatimin e një skeme mashtruese ku paratë e fituara nga medikamenti Retrophin u përdoren për të paguar borxhet e kompanisë se tij, e cila kishte shënuar humbje në miliona dollarë. Sipas organit të akuzës, Shkreli mashtroi investitorët e kompanisë farmaceutike me të paktën 11 milionë dollarë. Ai u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij.

Shkreli u dënua në vitin 2017 dhe duhej të lirohej nga burgu në vitin 2023. Kërkesat e mëparshme për lirim të parakohshëm ishin refuzuar. Shkreli në vitin 2015 ngriti çmimin e ilaçit Daraprim në 13,50 dollarë (10,93 £) nga 750 dollarë (607 £) që ishte realisht.

Burimi:bbc. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit