Mizoria ndaj kafshëve vazhdon! Korçarët organizojnë ndeshje me qen, presin të fitojnë para prej tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2022, 00:53

Abuzimi me kafshët vazhdon të mbetet një problem serioz në shoqërinë shqiptare. Ndeshjet me kafshë janë kategorikisht të ndaluara dhe të dënueshme nga ligji. Megjithatë ligji nuk përbën pengesë për qytetarët të cilët vazhdojnë ende të organizojnë ndeshje me qen. Rasti i fundit është regjistruar në Korçë.

Një qytetar ka denoncuar një masakër ndaj dy qenve në fshatin Libonik të Maliqit. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si dy qenë zihen me njëri-tjetrin në mes të rrugës ndërsa një grup me burra rrinë rreth e qark tyre dhe i shohin. Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin kafshët e gjora janë përdorur për të fituar para pasi janë pjesë e bastit.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq. Shiheni kete veprim masakre ndaj dy qenve. Si mund te perfitosh para nga nje bast i ven mes dy qenieve kaq te pafajshme qe nuk e din as se cfare esht duke ndodhur e nese do e kuptonin per cfare shfrytezohen do donin mos t ishin ne te njejten bote me KAFSHEN NJERI . Zoti mos i lente te qete keta mizor. Ne fshatin Libonik te Maliqit n rrethin e Korçes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit