Shkodranët duan heqjen e koshave të plehrave nga qendra sociale në Kiras, situata e përballueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2022, 00:01

Pamjet e mëposhtme nga lagjia Kiras në Shkodër janë të mjaftueshme për të kuptuar punën që bashkia bën në pastrimin e qytetit. Në këtë lagje ndodhet qendra sociale por përball me këtë qendër koshat e tejmbushur me plehra janë kthyer në përditshmëri për qytetarët.

Një prej tyre ka denoncuar në redaksinë tonë këtë problem që nuk po merr dot zgjidhje. Sipas qytetarit vetëm heqja e koshave të plehrave do të ishte shpëtim për këtë problem që është i papërballueshëm për të.

Mesazhi i qytetarit:

SHKODËR LAGJIA KIRAS, KJO ESHT SITUATA E PËRDITSHME PËRBALL INSTITUCION QENDRËS SOCIALE NGA MBETURINAT, JU LUTEM KËRKOJ TË POSTOHET NË MENYR QË TË HIQEN KOSHAT PËRNDRYSHE NUK KA SHPËTIM, kemi koh që vuajm përdit thuajse esht ber e papërballueshme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit