Del foto, ky është 48-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme në Sukth

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 22:33

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arben Mërkuri Ismaili i cili u vra mbrëmjen e sotme në Sukth. 48-vjeçari ndodhej brenda dyqanit të tij kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me automatik ndaj tij dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

48-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pasi kanë dhunuar biznesmenin amerikano-libanez Faad Mitri. Asokohe, Mërkuri u arrestua bashkë mikun e tij Landi Muharremin ( i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahajn.

Ndërkohë kujtojmë se Mërkuri është një emër me precendetë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ka dyshime se edhe vrasja e tij mund të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit