Hoti për Haradinajn e Gucatin: Në emër të popullit ju jeni heronj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 21:13

Djali i Ukshin Hotit Andin Hoti, i cili është kryetar i Delegacionit për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë–Serbi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila i dënoi me nga katër vjet e gjysmë ish-drejtuesit e organizatës së veteranë të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gjatë leximit të vendimit gjykatësi tha se ata po dënohen "në emër të popullit".

E Hoti i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate, duke thënë se në emër të popullit ata janë heronj.

“Në emër të popullit shqiptar të Kosovës: Ju jeni heronjë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit