Të shtëna në Sukth, ekzekutohet me automatik një 48-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 21:02

Të shtêna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në Sukth është qëlluar me armë zjarri 48-vjeçari (më herët u raportua 20) i identifikuar si Arben Maneci, person me precedent penal në fushën e narkotikëve. Maneci ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit