PAMJE EKSKLUZIVE/ Momenti kur makina përplas të riun që po ecte me motor në Elbasan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 19:58

Para pak ditësh në Kuçan të Elbasanit, Bjorni Papri është aksidentuar nga një makinë dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë për jetën te spitali i Traumës në kryeqytet. I riu ka qenë duke ecur me motor kur është përplasur nga një makinë. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga JOQ ALBANIA mund të shihet momenti kur makina vjen përballë me motorin e të riut i cili ishte me shpejtësi dhe përplasen fort me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e fortë i riu është hedhur pak metra larg motorit të tij dhe menjëherë pas përplasjes qytetarët janë mbledhur për t’i ardhur në ndihmë të riut.

Kujtojmë se Bjorni vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital dhe familja e tij bën apel për dhurim gjaku pasi kjo është mënyra e vetme për t’i shpëtuar jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit