Kaos te Zogu i Zi/ Mësyn policia, kapet i riu para syve të një vajze

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.05.2022, 19:57

Një kaos i vërtetë raportohet të ketë ndodhur para pak momentesh pranë Zogut të Zi në Tiranë. Patrulla të shumta policie janë afruar në zonë duke shkaktuar panik te qytetarët.

Ndërkaq një video ka mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania ku një i ri është nxjerrë nga makina dhe është kapur nga policia në sy të një vajze.

I riu duket se e kundërshton ndalimin, ndërkaq shihet një patrullë tjetër që afrohet dhe disa policë të tjerë e marrin në kujdestari.

Nuk ka ende detaje më të specifike në lidhje me këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit