E rëndë: Personi që vdiq në punë ishte futbollist i Gjilanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 20:38

Sot kemi raportuar për një rast të rëndë ku një punëtor ka humbur jetën derisa po punonte, pasi u lëndua nga një mjet i metaltë.

Mësohet se viktima është 52-vjeçari Vedat Ibrahimi, futbollist i ditëve të para të Gjilanit. Ai pasi kishte luajtur në ekipin e juniorëve, më pas gjatë viteve në okupim ishte pjesë e organizimit në futboll të vogël, duke luajtur për ekipet KF Kosova (Baleci) në futboll të vogël e më pas në vitin 1995, ai ishte pjesë e Gjilanit, ekip me të cilin u shpall kampion në Grupin e Ferizajt.

Vedat Ibrahimi, që ishte një mesfushor i spikatur pas përfundimit të karrierës si futbollist ndër të tjera kishte punuar në një kompani ndërtimi dhe gjatë punës tragjikisht ka humbur jetën.

Pasditen e të mërkurës ai është varrosur me nderime në Varrezat e Qytetit në Gjilanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit