Dëmtohet Kisha e Shën Mëhillit në Voskopojë, çatia e monumentit të kulturës shembet çdo ditë e më shumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 19:24

Kisha e Shën Mehillit në Voskopojë është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës. Kjo kishë u mbarua së ndërtuari më 1722 dhe është një kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m, e mbështetur në dy rreshta me nga pesë kolona.

Por kjo kishë 300-vjeçare e cila është nën mbrojtjen e shtetit si monument kulture është duke iu shembur çatia çdo ditë e më shumë. Një qytetar ka nisur në redaksinë tonë disa pamje të mjerueshme të kishës që po shembet edhe në ambientet e brendshme të saj. Ndërkohë më parë është shembur edhe çatia e kishës së Shën Thanasit.

Shpresojmë që autoritetet përkatëse të reagojnë para se të jetë shumë vonë dhe vendi ynë të humbasë një monument kulture kaq të rëndësishëm.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje, Kjo është çatia e dëmtuar nga kisha e Shën Mëhillit në Voskopojë, Edhe nga brënda. Në Korrik u dëmtua çatia e Shën Thanasit. Tani është dëmtuar çatia e kishës tjetër që ju dërguam në foto dhe video. Kjo është Kisha e Shën Mëhillit e ndërtuar më 1722. Fiks 300 vjeçare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit